Foto: Reuters

Deri në orën 13:00, votuan 39.9% e votuesve malazez

16 Tetor 2016 - 13:43      

Në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Mal të Zi deri në orën 13:00 në qendrat e votimit kanë votuar 39.9% e qytetarëve me të drejtë vote, njofton Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Votimet deri tani janë të qetë me disa parregullsi të vogla.

Siç raporton CDT, në qendrën e votimit 116-A në Tuz erdhi deri te ndërprerja e shkurtër e votimit për shkak të një mosmarrëveshje në mes anëtarëve të komisionit, raporton "Malësia".

Në Ulqin në qendrën e votimit Nr 36, objekti Sadikoviq, është vazhduar votimi, pas një vizite të KKZ (DIK). Ndërprerja në këtë vendvotim zgjati një orë e 18 minuta, që do të thotë që për kaq kohë votimi duhet të zgjatet.

Po ashtu CDT raporton se në Ulqin në një numër të konsiderueshëm të vendvotimeve ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë elektrike dhe votimi ka vazhduar me sistemin e vjetër të votimit.

Aktivistët e partive politike janë vërejtur në afërsi të qendrave të votimit në Guci, Rozhajë, Podgoricë dhe Nikshiq.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7, dhe do të mbyllet në orë 20:00. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...