Foto: Reuters

Botohet artikulli pro qëndrimit në BE i britanikut Boris Johnson

16 Tetor 2016 - 13:08      

Gazeta prestigjioze e së dielës “The Sunday Times” ka botuar përmbajtjen e një artikulli të shkruar nga ish-kryebashkiaku i Londrës dhe Sekretari i Jashtëm aktual i Britanisë, Boris Johnson, ku ai kërkonte që Britania të qëndronte në Bashkimin Europian.

Ky shkrim i pabotuar, për gazetën tjetër “The Daily Telegraph” ishte shkruar dy ditë përpara njoftimit të tij shokues, se ai mbështeste largimin e vendit nga BE-ja në referendum. Në atë artikull, Boris Johnson shkruante se, “Britania ishte një komb i madh dhe një forcë globale e së mirës. Sigurisht do të ishte një përfitim i madh për botën dhe Europën, që vendi ynë të jetë i angazhuar ngushtësisht me Bashkimin Europian”, shkruan Tch.

Sekretari aktual i Jashtëm pas “Brexit”-it i referohej në atë shkrim paralajmërimeve se “një “Brexit” do të çonte në një shok ekonomik, në pavarësinë e Skocisë nga Britania dhe në një agresion rus”.

Pikërisht dy ditë pas këtij shkrimi, Boris Johnson, ish-kryetari i Bashkisë së Londrës shpalli publikisht qëndrimin e tij pro largimit dhe ishte figura kryesore në fushatën për daljen e vendit nga Bashkimi Europian në referendum.

Që nga dita e referendumit, sterlina angleze ka rënë në nivelin më të ulët të saj të këmbimit, që nga vitet ’80, duke humbur 18 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan, ndërkohë kryeministrja skoceze ka paraqitur planet për një referendum të dytë për pavarësi nga Londra, nëse Britania largohet nga tregu i përbashkët europian. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...