Foto: Reuters

Në Mal të Zi votohet pro Perëndimit ose Rusisë

16 Tetor 2016 - 11:50      

Malazezët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme, që cilësohen si një referendum mes Rusisë dhe Perëndimit.

Partia qeverisëse përballet me sfidën më të fortë në 27 vite pushtet dhe shpreson se, premtimi i saj për anëtarësimin e vendit të NATO dhe afrimin me BE-në të vlerësohet më shumë nga votuesit, sesa akuzat e opozitës për korrupsion dhe nepotizëm, transmeton Tch.

NATO ftoi vendin e vogël ballkanik me 620 mijë banorë, që t’i bashkohet kësaj aleance, pjesërisht për shkak të influencës ruse në Malin e Zi.

Kryeministri Milo Gjukanoviq e paraqiti procesin e votimit si një zgjedhje mes integrimit perëndimor, që ofron partia e tij socialdemokrate, dhe shndërrimit në një koloni ruse, nëse fiton opozita. Gjukanoviq akuzon partitë opozitare, edhe disa që janë properëndimore, se marrin parà nga Rusia.

Këto parti, por edhe Moska, i kanë hedhur poshtë akuzat. Opozita mendon se akuzat e kryeministrit janë një përpjekje për të mbuluar kulturën e nepotizmit, që ai ka lejuar gjatë qeverisjes së tij.

Analistët thonë se, në mungesë të sondazheve të besueshme në vend, duket se thirrja e opozitës ka një farë tërheqjeje, pasi Gjukanoviq është braktisur nga aleatët e tij të vjetër. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...