Foto: Reuters

Mali i Zi sot mban zgjedhjet parlamentare

16 Tetor 2016 - 08:11      

Sot do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit për të votuar për njërën nga 17 listat.

Në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pavarësia e vendit, të drejt vote kanë 528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët do të përcaktohen për njërën nga 17 listat.

1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, do të hapen sot në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00, derisa do të mbikëqyren nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE-ja.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, do te mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komunat malazeze si Kotorr, Budvë, Guci dhe Andrijevicë.

Lista “Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare”, do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë “Shteti për të gjithë - PSD - Ranko Krivokapic”, transmeton kp. Me short, e treta do të jetë lista “Koalicioni shqiptar me një qëllim - Gëzim Hajdinaga”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...