
15 Tetor 2016 - 15:48
Marrëveshja ka të bëjë kryesisht me gazrat HFC që lëshohet nga përdorimi i mjeteve elektro-shtëpiake si frigoriferë dhe ajër i kondicionuar.
Delegatët të mbledhur në Ruanda pranuan një amendament kompleks të Protokollit të Montrealit, që parashikon reduktimin e HFC-ve nga vendet e zhvilluara duke filluar nga viti 2019, transmeton Tch.
Por disa kritikë thonë se kompromisi i arritur mund të ketë më pak efekt nga sa pritet. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndihmoi në hartimin e marrëveshjes përmes një seri takimesh në Ruanda, deklaroi se kjo është një fitore e madhe për Tokën.
“Është një hap monumental përpara, që u jep zgjidhje nevojave individuale të vendeve, por që na jep neve mundësinë për të reduktuar ngrohjen e planetit”, deklaroi Kerry për BBC.
Marrëveshja e re parashikon tre rrugë që duhen ndjekur nga vende të ndryshme. Kështu, vendet me ekonomi të zhvilluar, si ato të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë ta kufizojnë përdorimin e HFC-ve brenda pak vitesh dhe nga 2019-a duhet ta çojnë këtë reduktim në 10 për qind.
Vendet në zhvillim, si Kina apo ato të Amerikës Latine do të ndërpresin përdorimin e HFC-ve duke filluar nga viti 2024. Ndërsa vende të tjera si India, Pakistani, Irani dhe Iraku do të bëjnë të njëjtën gjë duke filluar nga viti 2028.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...