Arrestohet serbi që kërcënoi se do të shpërthejë dy granata në Qeveri

15 Tetor 2016 - 13:18      

Policia serbe thotë se ka arrestuar një person, i cili ka kërcënuar se do të shpërthejë dy granata dore jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Personi është arrestuar në orët e para të së shtunës, pas disa orësh negociatash me policinë, njofton AP. Qendra e qytetit, përreth ndërtesës së Qeverisë është bllokuar për trafik.

Televizioni shtetëror serb ka njoftuar se i dyshuari kishte shkuar me makinën e tij te ndërtesa e Qeverisë dhe ka thënë se do ta hedhë veten në erë. Sipas medias shtetërore serbe, ky person ka të kaluar kriminale dhe ka kërkuar të bisedojë me zyrtarë policorë që janë përgjegjës për
rastin e tij.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që ndodhet në Nish me ministrat e tij, ka thënë se situata ishte e rrezikshme dhe në një moment ky person kishte hequr siguresat e granatës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...