14 Tetor 2016 - 15:07
Familja banonte në katin e 23-të të një blloku apartamentesh në Brooklyn. Karroca me fëmijë ra në hapësirën bosh dhe ndaloi mbi pjesën e sipërme te ashensorit që kishte mbetur në katin e 15-të. Kur ekipet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, foshnja nuk jepte shenja jete. Ajo u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht, për beben e identifikuar si Areej Ali, ishte tepër vonë.
“Para nja katër apo pesë orësh dola dhe mora të njëjtin ashensor, gjithçka dukej mirë. Ende nuk më ka kaluar tronditja nga kjo që ndodhi. E shikoj atë familje përditë”, thotë Vitaliy Shitikov, fqinj.
Autoritetet nisën menjëherë një hetim mbi ngjarjen. Godina e ndërtuar në vitin 1974, është aktualisht në proces rikonstruksioni.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...