14 Tetor 2016 - 14:27
Kryeministri Aleksandar Vuçiq, tha se anëtarësimi në BE vazhdon të mbetet qëllim i qeverisë së tij, përkundër ndryshimit të klimës së voni, që ka mirëpritur një prani më të madhe ruse në vend.
“Në një mënyrë ne po humbin terren”, tha Vuçiq. “Kemi arritur të humbim momentin politik dhe sot është një klimë krejtësisht e ndryshme… për dallim nga ajo para një ose dy vitesh”.
Si një shenjë e ndryshimeve, ushtria ruse dhe ajo serbe kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët ushtarak gjatë javës në afërsi të Beogradit. Më herët, Serbia ka siguruar Rusinë se asnjëherë nuk do t’i bashkohet NATO-s, pavarësisht interesit të saj që të anëtarësohet në BE.
Që prej vitit 2014, Serbia ka refuzuar që të vendos sanksione ekonomike ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj mbi Ukrainën, siç kanë bërë vendet e BE-së.
Moska e ka mbështetur Serbinë në mosmarrëveshjen e saj me Perëndimin për Kosovën, që ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia ka refuzuar ta pranojë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...