SHBA akuzon Iranin se i furnizon kryengritësit në Jemen

14 Tetor 2016 - 09:02      

Zyrtarët e lartë amerikanë e kanë akuzuar Iranin për furnizim të kryengritësve në Jemen me raketa, me të cilat ishin ndërmarrë disa sulme kundër luftanijeve të Shteteve të Bashkuara, këtë javë.

Kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili ishte informuar nga Pentagoni për tri sulme të dështuara raketore kundër luftanijes amerikane, USS Mason, tha mbrëmë se Irani, me gjasë, i ka dërguar këto raketa.

McCain e ka mbështetur lëvizjen e Pentagonit për hakmarrje, duke lansuar raketa që i kanë shkatërruar vendet mobile të radarëve, të përdorura nga kryengritësit huthi, për lansimin e raketave, që besohet se janë armatime kundër anijeve të tipit C-802.

“Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar mesazh të fuqishëm”, se nuk do të toleroj agresion të tillë, tha senatori McCain.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, po ashtu, ka thënë këtë javë, se raketat ishin “dërguar nga Irani për kryengritësit huthi”, megjithqë ai theksoi se është e mundshme, që kryengritësit i kanë konfiskuar disa raketa nga ushtria e qeverisë së Jemenit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...