Kërkohet që Barrosos t’i hiqet pensioni i BE-së

13 Tetor 2016 - 14:23      

Mbi 152 mijë vetë kanë firmosur një peticion të stafit të BE-së kundër ish-presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Dokumenti i është dorëzuar tre institucioneve kryesore të bllokut.

Aty kërkohet që Barroso të mos përfitojë më pensionin e BE-së për shkak të punësimit të tij tek banka “Goldman Sachs”.

Firmuesit e peticionit e konsiderojnë si “moralisht të dënueshëm” afrimin e tij me Bankën Amerikane të Investimeve, ndërkohë që vazhdon të përfitojë nga të ardhurat e ofruara prej Bashkimit Europian.

Të irrituar, ata e cilësojnë lëvizjen e Barroso një “dhuratë” që u bëhet euro-skeptikëve. Nisma e peticionit u ndërmor në korrik, por që prej atëherë interesi për të u rrit duke shkuar përtej punonjësve të BE-së.

Pasardhësi i tij, Jean Claude Juncker kërkoi një hetim për shkelje të kodit të sjelljes, i cili parashikon që ish-komisionerët të veprojnë me integritet dhe shumë pjekuri pas largimit nga detyra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...