Pakistanezja e krishterë rrezikon të varet për blasfemi

13 Tetor 2016 - 12:55      

Gjykata në Pakistan i ka shtyrë apelin një gruaje të krishterë, të dënuar me vdekje për blasfemi.

Gjykatësi përmendi një konflikt të mundshëm interesi në rastin e Asia Bibit.

Qindra policë, siç transmeton Rel, janë vendosur sot përreth Gjykatës Supreme në Islamabad.

Blasfemia është çështje shumë e ndjeshme në Pakistan. Kritikët thonë se ligjet keqpërdoren shpesh për të larë hesape personale dhe për të sulmuar pakicat.

Vitin e kaluar, Gjykata Supreme ka pezulluar dënimin me vdekje të Bibit dhe ia ka dhënë asaj të drejtën ta apelojë.

Data e re për seancën dëgjimore nuk është shpallur ende.

Njëri nga gjykatësit, Iqbal Hameed ur Rehman, u distancua nga rasti, duke thënë se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues edhe në rastin e Salmaan Taseerit.

Ky i fundit ka qenë guvernatori liberal i provincës Punxhab.

Ai është vrarë nga roja e tij në Islamabad, më 2011, pasi ka folur për Asia Bibin.

Asia Bibi është gruaja e parë që është dënuar me vdekje me ligjin për blasfemi të Pakistanit.

Ajo është dënuar me varje në vitin 2010 për, siç është thënë, ofendimin e Profetit Muhamed gjatë një grindjeje me një grua myslimane, e cila ka nisur për një gotë të ujit. Bibi i mohon akuzat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...