Vetëvritet siriani që planifikonte sulme në Gjermani

13 Tetor 2016 - 08:35      

Një refugjat sirian, i dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në aeroportin e Berlinit, është vetëvrarë në qelinë e tij në Leipzigh, thanë zyrtarët gjermanë.

Ministria e Drejtësisë e landit të Saksonisë tha se Jaber al-Bakr është gjetur i vdekur dhe se hetimet kanë nisur.

Al-Bakr, i cili ka arritur në Gjermani si refugjat, është arrestuar në një banesë në qytetin Lajpcih, mëngjesin e së hënës.

Al-Bakr ka kërkuar ndihmë për sulme nga një sirian tjetër, i cili ka alarmuar policinë.

Që prej arrestimit, Al-Bakr, 22 vjeç, ka qenë në grevë urie, raportoi gazeta Der Spiegel.

Autoritetet besojnë se ai ka pasur lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...