Rusia është duke u përgatitur për një “luftë të madhe”

12 Tetor 2016 - 16:30      

Rusia urdhëron të gjithë zyrtarët që kthejnë në shtëpi të gjithë të afërmit e tyre për shkak të tensioneve

Rusia ka urdhëruar të gjithë zyrtarët që të kthejnë të gjithë të afërmit e tyre që gjenden jashtë vendit për shkak të rritjes së tensioneve dhe nisjes së mundshme të luftës globale, transmeton koha.net.

Politikanëve dhe personaliteteve të larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga presidenti Vladimir Putin për të sjell të gjithë të dashurit e tyre në mëmëdhe, sipas medieve lokale raporton dailymail.

Kjo vjen pasi Putin ka anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, dhe ka afruar raketat bërthamore te kufiri polak.
Ish lideri sovjetik Mikhail Gorbachev gjithashtu ka paralajmëruar se bota është shumë afër luftës për shkak të rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe SHBA e vendeve të tjera perëndimore.

Sipas dailymail, stafi administrativ, administratorët rajonal, ligjvënësit e të gjitha niveleve e të gjithë punonjësit e korporatave publike janë urdhëruar që të kthejnë fëmijët e tyre prej shkollave të jashtme menjëherë, transmeton koha.net.

Dhe në rast se ata nuk bëjnë këtë gjë, punonjësit do të humbin të gjitha mundësit për avancim në punë, sipas medieve lokale.
Arsyeja ekzakte e këtij urdhri ende nuk dihet.
Por analisti politik rus Stanislav Belkovsky ka thënë: “Kjo është e gjitha pjesë e masave paraprake për përgatitje të një ‘Lufte të madhe’”.

© KOHA

Lexoni edhe: Rusia me raketa bërthamore me rreze deri në Berlin e Varshavë

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...