SHBA: Turqisë t’i lejohet vendosje e trupave në Irak

12 Tetor 2016 - 12:31      

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Turqia dhe Iraku t’i kapërcejnë mospajtimet për afro 2 mijë ushtarë turq, të vendosur në pjesën veriore të Irakut dhe thanë se ata atje mund të jenë vetëm me miratimin e Bagdadit.

Përpjekja për ndërmjetësim ndërmjet dy aleatëve të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, u bë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar mbrëmë se “ne nuk na duhet leja” për mbajtjen e trupave turke në kampin Bashiqa, në pjesën irakiane të kontrolluar nga kurdët dhe se trupat do të marrin pjesë në fushatën e pritur për çlirimin e Mosulit nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Por, Departamenti amerikan i shtetit tha se forcat e jashtme mund të jenë në Irak vetëm me ftesën e Bagdadit dhe ato duhet t’i bashkohen koalicionit kundër Shtetit Islamik, që aktualisht po operon dhe po përgatitet për sulm kundër Mosulit.

“Forcat turke, që janë vendosur në Irak nuk janë atje si pjesë e koalicionit ndërkombëtar...Është e domosdoshme për të gjitha palët të bëjnë koordinime të afërta gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme, për të siguruar unitet të përpjekjes për t’i shkaktuar disfatë Daeshit”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.

Sipas tij, “situata në Bashiqa është çështje që duhet ta zgjidhin qeveritë e Irakut dhe Turqisë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...