12 Tetor 2016 - 08:46
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 8 civilë janë vrarë në dy lagje të qytetit të rrethuar Alepo, ku afro 250 mijë banorë mbeten të bllokuar, transmeton rel.
“Ky ishte bombardimi më i fuqishëm rus prej se regjimi i Sirisë pat shpallur se do t’i reduktoj bombardimet” më 5 tetor, tha Rami Abdel Rahman, nga ky observator.
Ushtria siriane më 5 tetor pat shpallur se do t’i reduktonte bombardimet në Alepo, dhe pat kërkuar nga civilët që të distancohen ne kryengritësit.
Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë avancuar në hapësirat që janë nën kontrollin e kryengritësve, me qëllim që ta rimarrin gjithë qytetin Alepo.
Observatori tha se së paku 290 njerëz, shumica civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave qeveritare apo ato ruse, prej se ka filluar operacioni për rimarrjen e Alepos, më 22 të muajit të kaluar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...