11 Tetor 2016 - 16:58
Raketat Iskander janë vendosur në Kaliningrad, një enklavë Ruse në detit Baltik, në mes të Polonisë dhe Lituanisë të cilat janë anëtare të NATA-së, transmeton koha.net.
Nga Kaliningrad raketat me rreze të gjerë mund të arrijnë shumë qytete të mëdha perëndimore, duke përfshirë Berlinin.
Zyrtarët e Polonisë, të cilës i kërcënohet direkt Varshava, kanë përshkruar këtë lëvizje si “shqetësim shumë të madh”.
Ministri i jashtëm gjerman ka thënë se situata në mesë të Rusisë dhe perëndimit ka thënë se është më e rrezikshme se gjatë Luftës së Ftoftë.
“Është e gabuar të mendohet se kjo situatë është sikurse gjatë Luftës së ftoftë. Tani kohët janë të ndryshme dhe shumë më të rrezikshme”, tha Frank Walter Steinmeier.
Diplomati gjerman dhe eksperti i sigurisë Walfgang Ischinger ka thënë se ka “rrezik i konsiderueshëm për ballafaqime ushtarake”.
“Ky rrezik nuk ka qenë kaq i madh me dekada dhe besimi në mes të Perëndimit dhe Lindjes kurrë nuk ka qenë kaq i ulët”, ka shtuar ai.
Raketat Iskander kanë një rreze prej më shumë se 700 kilometrave.
© KOHA

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...