Hollande: Rusia mund të përballet me akuza për krime lufte

10 Tetor 2016 - 21:47      

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia mund të përballet me akuzat për krime lufte, për shkak të bombardimeve të saj në Alepo të Sirisë.

Hollande i tha televizionit francez se akuzat mund të iniciohen nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ai po ashtu tha se mund të refuzojë të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili do të vizitojë Francën javën e ardhshme.

Javën e kaluar, Rusia i ka vënë veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të hartuar nga Franca dhe Spanja, për ndalimin e bombardimeve në Alepo.

Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët, duke thënë se shënjestër e saj janë grupet terroriste në Siri.

As Rusia, as Siria nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, raporton REL.

Kujtojmë se ditë më parë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka drejtuar kah Rusia akuza të njëjta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...