Në Estoni betohet gruaja e parë në krye të shtetit

10 Tetor 2016 - 18:54      

Kersti Kaljulaid është betuar si presidentja e parë grua e Estonisë.

Kaljulaid, 46 vjeçe, ish-anëtare e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, ka marrë përsipër rolin kryesisht ceremonial të hënën.

Kaljulaid, njësoj si edhe paraardhësi i saj Toomas Hendrik Ilves, mbështet rritjen e pranisë së NATO-s në rajonin e Baltikut dhe mbajtjen në fuqi të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë, transmeton REL.

“Shqetësimi ynë kryesor do të jetë gjithmonë siguria”, i tha Kaljulaid parlamentit.

Frika nga Rusia është rritur në Estoni dhe në fqinjët e saj, Lituani e Letoni, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...