Mbyllet pa pritmas gazeta Nepszabadsag në Hungari

10 Tetor 2016 - 12:57      

Budapest, 10 tetor - Kanë ngjallur reagime deklaratat se gazeta ditore politike Nepszabadsag në Hungari është mbyllur për shkak të problemeve ekonomike.

Partitë politike opozitare kanë reaguar fuqishëm kundër deklaratave se gazeta ditore politike Nepszabadsag, e cila ka filluar jetën e saj të rrugëtimit në vitin 1956, është mbyllur për arsye ekonomike.

Partia Socialiste e Hungarisë e cila është një nga partitë opozitare, (MSZP) në një deklaratë me shkrim ka thënë: “Gazeta Nepszabadsag deri ditën e sotme, kur publikimi i saj u ndalua me një vendim të menjëhershëm, ishte një nga gazetat më të rëndësishme. Nuk është normale që një gazetë e cila prej dhjetëra vitesh vazhdon aktivitetin e saj, të mbyllet brenda ditës dhe menjëherë pa bërë zë. Një gjë e tillë nuk është normale as në demokraci dhe as në jetën e biznesit. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në një shtet ligjor”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...