Santos do t’i dhurojë për viktimat në Kolumbi paratë e Nobelit për Paqe

10 Tetor 2016 - 09:36      

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka thënë se do të dhurojë 925 mijë dollarët e çmimit Nobel për Paqe për viktimat e konfliktit 52 vjeçar në Kolumbi.

Ai ka thënë se ato para do të shfrytëzohen për “projekte, fondacione ose programe që do të merren me viktimat dhe pajtimin”.

Santos fitoi çmimin Nobel për Paqe për vitin 2016 për rolin e tij në bisedimet për paqe me guerilët e FARC-ut.

Rreth 250 mijë njerëz janë vrarë dhe 45 mijë të tjerë janë zhdukur që prej se konflikti në Kolumbi filloi më 1964. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...