Rusia dislokon raketa me kapacitet bërthamor në kufij të NATO-s

9 Tetor 2016 - 17:37      

Rusia dislokoi sërish raketa Iskander me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore në enklavën e Kaliningradit, në kufi me dy shtetet e NATO-s, njoftoi sot Vilnius, duke bërë të ditur se objektivi i Moskës është të marrë nga perëndimi konsensusin për çështjen e Sirisë dhe Ukrainës.

Sipas Lituanisë, dislokimi i sistemeve të raketave rrezikon të shkelë traktatin kyç për armët bërthamore. Polonia ka reaguar gjithashtu e indinjuar nga ky veprim.

“Rusia po kryen aktualisht manovra ushtarake në Kaliningrad dhe skenari i saj parashikon dislokimin e sistemeve të raketave Iskander me mundësinë e përdorimit”, deklaroi për median ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevicius.

“Trajektorja e këtyre raketave me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore është rreth 700 kilometra. Berlini duhet gjithashtu të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre raketave, pasi kjo enklavë është plotësisht e izoluar nga territori rus që shtrihet midis Lituanisë dhe Polonisë”, theksoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...