Foto: Ilustrim

Makina bombë vret gjashtë ushtarë në Turqinë juglindore

9 Tetor 2016 - 10:36      

Gjashtë ushtarë turq janë vrarë dhe shtatë persona tjerë, përfshi edhe civilë, janë lënduar të dielën kur një makinë bombë shpërtheu afër një stacioni policor në rajonin kufitar në juglindje të vendin, kanë thënë për Reuters burime sigurie.

Burimet thanë se shpërthimi goditi stacionin e xhandarmërisë në Durak, 20 km nga qyteti Semdinli, në një pjesë malore të provincës Hakkari afër kufirit me Irakun dhe Iranin, ku militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) janë aktivë.

Agjencia private e lajmeve Dogan ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë kontrolleve të makinave në rrugë para stacionit policor.

PKK, e cila ka nisur një kryengritje separatiste më 1984, cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian.

Armëpushimi dy vjeçar mes këtij grupi dhe autoriteteve turke u rrëzua korrikun e vitit të kaluar dhe dhuna u rikthye në nivelet më të larta nga nisja e konfliktit në vitet e 1990-ta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...