Foto: AFP

Arrestohen tre vetë që kishin kontakte me planifikuesin e sulmit në Gjermani

8 Tetor 2016 - 22:05      

Autoritetet gjermane sot po e vazhdojnë kërkimin masiv për një person nga Siria, i dyshuar se ka planifikuar sulm me bombë në qytetin lindor, Hemnic, në Gjermani.

I dyshuari është identifikuar si Jaber Albakr, 22 vjeçar nga Damasku.

Burime të sigurisë gjermane i kanë thënë agjencisë DPA se ai ishte i njohur për zyrtarët e inteligjencës dhe mendohej se është i lidhur me grupet ekstremiste myslimane, transmeton rel.

Autoritetet kanë shpallur sot se tre vetë, që kishin kontakte me personin Albakr, janë arrestuar dhe po merreshin në pyetje.

Zyrtarët e sigurisë thanë se ata i kanë gjetur “disa qindra gramë” të “eksplozivit të lartë” në një banesë, të cilën e kishin kontrolluar.

Më herët, policia e evakuoi një ndërtesë në qendër të qytetit Hemnic, pasi kishte marrë informacion nga shërbimi gjerman i inteligjencës. Qindra policë gjermanë, përfshirë pjesëtarët e njësive speciale, thuhet se janë të involvuar në kërkimin për të dyshuarin Albakr, në një lagje të Hemnicit.

Tom Bernhardt, zëdhënës për Zyrën e hetimeve penale shtetërore në Saksoni, tha se mbetet e paqartë se “ku, kur, në cilën mënyrë dhe për çka” ishte planifikuar ky sulm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...