
8 Tetor 2016 - 17:20
Clinton njoftohet të ketë thënë se për çështje të politikave duhet një pozicion publik ashtu si edhe një pozicion privat. Clinton ka vuajtur gjatë fushatës nga perceptimi i shumë votuesve se ajo nuk është e besueshme.
Reince Priebus, kryetari i Komisionit Kombëtar Republikan, tha në një deklaratë se email-at tregojnë se “Hillary Clinton e ka shndërruar veten për fushatën e saj dhe është një mashtrim i plotë”, transmeton VOA.
Email-at ishin mes qindra mesazheve që WikiLeaks publikoi nga ndërhyrja në llogarinë e John Podestës, kreut të fushatës Clinton. Fushata nuk ka konfirmuar vërtetësinë e mesazheve.
Publikimi i tyre të premten vjen dy ditë para debatit të dytë presidencial me Clintonit dhe rivalit të saj republikan, Donald Trump.
Kandidatja demokrate shpreh gjithashtu pakënaqësi që sistemi i fushatave presidenciale kërkon që kandidatët të grumbullojnë shuma të mëdha parash.
Bernie Sanders, rivali i Clinton në zgjedhjet paraprake, i kishte kërkuar asaj të publikonte fjalimet për Wall Street-in.
Clinton njoftohet se është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për fjalimet e saj për një numër firmash.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...