SHBA për të parën herë publikisht e akuzoi Rusinë për sulme kibernetike

8 Tetor 2016 - 13:50      

Shtetet e Bashkuara për të parën herë publikisht e kanë akuzuar Rusinë për orkestrim të një vale të sulmeve kibernetike, kundër organizatave politike amerikane dhe zyrtarëve të lartë aktualë dhe të dikurshëm, me ç’rast Uashingtoni thotë se ishte synim “për përzierje në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara”.

Më tutje në deklaratën e mbrëmshme të Zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe të Departamentit për siguri të brendshme, theksohet se është “e sigurt” se qeveria e Rusisë i ka “drejtuar” depërtimet në emailat e individëve dhe grupeve, përfshirë Komitetin Kombëtar Demokrat (DNC).

“Ne besojmë, bazuar në gjerësinë dhe ndjeshmërinë e këtyre përpjekjeve, se vetëm zyrtarët më të lartë të Rusisë kanë mundur t’i autorizojnë këto aktivitete”, thuhet në deklaratë./REL

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...