8 Tetor 2016 - 10:37
Referendumi përbën kokëçarje për kryeministrin spanjoll në detyrë, Mariano Rajoy, Partia Popullore konservatore e të cilit vazhdimisht ka përsëritur se është kundër mbajtjes së referendumit të ndarjes në Katalonjë, ku ndodhet rreth një e gjashta e popullsisë së Spanjës.
Qëndrimi i qeverisë kundrejt separatistëve katalonjas është ashpërsuar edhe më shumë në kohën kur kanë dështuar dy palë zgjedhjet e fundit spanjolle, për shkak se dhjetë muajve të fundit nuk është arritur të krijohet një koalicion me shumicë për formimin e qeverisë qendrore.
Administrata qendrore e Spanjës ka shtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e rezolutës së Parlamentit katalonjas për ndarje. Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka lënë të kuptohet të enjten se mund të ngrihet akuzë për shkelje ligjore kundër kryetarit të Parlamentit katalonjas, për shkak se ka lejuar hedhjen në votim të rezolutës.(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...