Mogherini do nga vendet e BE-së më shumë investime në fushën e mbrojtjes

7 Tetor 2016 - 20:38      

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sot deklaroi se BE-ja duhet të investojë më shumë në mbrojtje për ta rritur sigurinë e saj, duke theksuar se ato plane nuk e minojnë NATO-n.

“BE-ja duhet t'i shfrytëzojë të gjitha potencialet që i ka për bashkëpunimin mbrojtës”, tha Mogherini gjatë vizitës në Bukuresht.

Ajo shtoi se shtetet e BE-së ndajnë dyfish më pak para për mbrojtjen se sa SHBA-ja dhe se janë shumë më pak efikase me buxhetet e tyre.

Mogherini i mohoi planet për krijimin e armatës evropiane duke deklaruar se për këtë tashmë ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përfaqësuesit evropianë në dy muajt e ardhshëm do të bisedojnë për mënyrat për përmirësimin e sigurisë, që do të jetë në dobi si për sigurinë e Evropës, ashtu edhe për përforcimin e NATO-s.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...