Tony Blair rikthehet në politikë?!

7 Tetor 2016 - 15:34      

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair foli për një rikthim të mundshëm në politikë në një intervistë dhënë sot.

Ai kërkon të kontribuojë në rimëkëmbjen e qendrës së majtë dhe në përballjen me konservatorët drejt përmbushjes së një çështjeje mjaft të vështirë si Brexit.

“Nuk jam i bindur nëse do të ketë një rol për mua, a nëse ndihem plotësisht i fokusuar? A jam vërtet i motivuar? Çfarë përshtypje kanë për mua? Çfarë fryme mund të sjell në të vërtetë në politikë? Çështja mbetet e hapur”, nënvizoi Tony Blait, 63 vjeç, për botimin e nëntorit të revistës ”Esquire”.

Këto deklarata kanë ngjallur shumë spekullime në median britanike në lidhje me një rithmin të mundshëm në arenën politike, ndërsa ai njoftoi mbylljen e shoqërisë së konsulencës për qeveritë mjaft e polemizuar si çështje, Tony Blair Associates (TBA).

I zgjedhur në postin e kryeministrit për herë të parë në 1997, Tony Blair i solli Partisë Laburiste tri fitore radhazi në zgjedhjet legjislative mbi një program të qendrës së majtë.

Por lufta në Irak në 2003 që e zhyti mjaft keq vendin në kaos dhe dhunë, njollosi figurën e tij duke e kthyer në një lider aspak të pëlqyer.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...