Presidenti kolumbian fiton Nobelin për Paqe

7 Tetor 2016 - 11:23      

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos ka fituar çmimin Nobel për Paqe.

Komiteti norvegjez i Nobelit ia ka ndarë këtë çmim Santos “për rezultatet e tij në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës civile 50 vjet”.

Në këtë luftë kanë humbur jetën të paktën 220 mijë kolumbianë dhe më shumë se 6 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Santos nënshkroi marrëveshjen e paqes me liderin e rebelëve të FARK-ut, Timoleon Jimenes.

Por më 3 tetor, kolumbianët votuan në referendum duke mos e ratifikuar këtë marrëveshje.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...