Holanda mohon përgjegjësinë për qindra të vdekur në Srebrenicë

7 Tetor 2016 - 10:19      

Srebrenicë, 7 tetor – Shteti holandes, nën akuzë si përgjegjës për vdekjen e qindra myslimanëve në Srebrenicë në 1995 gjatë luftës së Bosnjes, u mbrojt në apel me argumentin se askush nuk mund të kishte parandalur kryerjen e një gjenocidi.

“Askush nuk mund të besonte akte barbare të një gjenocidi në Evropë në vitin 1995”, pohoi avokati i Shtetit, Bert-Jan Houtzagers në nisje të procesit në mesditë përpara Gjykatës së Apelit në Hagë. Vendimi pritet të merret më vonë.

Në korrik të 2014, gjykata e shkallës së parë në Hagë kishte vendosur se ushtarët holandezë nën mandatin e Kombeve të Bashkuara nuk kishin mundur të evakuonin më shumë se 300 burra boshnjakë të strehuar në bazën ushtarake pranë Srebrenicës, në Potoçari. Haga po i gjykon si përgjegjës të viktimave.

Gjykatësit kishin refuzuar gjithsesi pjesën e kërkesës së palës paditëse, nënave dhe grave të viktimave, duke vlerësuar se Shteti nuk mund të mbante përgjegjësi për vdekjen e rreth 8.000 burrave dhe djemve të vrarë brenda disa ditëve në korrikun e 1995 nga trupat e gjeneralit serb të Bosnjes, Ratko Mladiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...