Ligjvënësi britanik përfundon në spital pas grushteve nga kolegu

7 Tetor 2016 - 09:36      

Steven Woolfe, ligjvënësi britanik i “UKIP”-it, që shpreson të marrë drejtimin e partisë së zhytur në kaos, përfundoi në spital pas grushteve të një kolegu.

49-vjeçari u shemb përdhe në korridorin e ndërtesës së Parlamentit Europian në Strasburg, pas përleshjes me një tjetër politikan të “UKIP”-it. Goditja e marrë në fytyrë bëri që Woolfe, baba i 3 fëmijëve, të përplaste kokën me një objekt metalik, ndoshta korniza e një dritareje.

Sherri u mbyll aty, por 30 minuta më vonë deputeti është ndier keq e është rrëzuar në tokë. Verifikimet e para mjekësore treguan se ka përjetuar dy goditje të vogla epileptike, por nuk ka shenja të një hemorragjie cerebrale.

Vet Woolfe nxori një deklaratë nga spitali, ku sqaronte se ekzaminimi me skaner tregon që nuk ka mpiksje gjaku në tru. Ai duket se e konsideron incidentin të kapërcyer, e thotë se për momentin ndihet shumë mirë.

Mediat britanike shkruajnë se grindja erdhi si pasojë e faktit që Woolfe e kishte pranuar se ka marrë në konsideratë mundësinë e kalimit te konservatorët, pasi drejtimi i ri i Theresa Mayt e ka entuziasmuar shumë.

Edhe thjesht ideja e diskutimit me “Tory”-t është parë si tradhti nga disa prej ligjvënësve, të cilët u acaruan shumë, pohojnë burimet në fjalë.

Ish-udhëheqësi i “UKIP”-it, Nigel Farage është shprehur se mund të kthehet përkohësisht në krye të partisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve që do të përcaktojnë pasardhësin e Diane James, e cila dha dorëheqjen vetëm 18 ditë pas marrjes së postit, duke cituar për këtë vendim të sajin arsyet profesionale dhe personale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...