Së paku 339 të vdekur nga uragani në Haiti

7 Tetor 2016 - 09:22      

Është rritur në mënyrë drastike numri i viktimave të uraganit Matthew në Haiti. Autoritetet kanë konfirmuar së paku 339 persona të vdekur, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar thuajse tërësisht nga stuhia e fuqishme, transmeton njoftimet KTV.

Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin dhe rezervat e ushqimit janë të pakta.

Stuhia e fuqishme është nisur drejt veriperëndimit të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që presidenti Barack Obama të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Florida dhe Karolinën Jugore, përderisa këto shtete i janë bashkuar shtetit Georgia, ku guvernatori atje ka urdhëruar evakuimin e të paktën tre milionë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...