Arrestohet bosi i mafias, fshihej në shtëpi të vet

6 Tetor 2016 - 11:01      

Policia italiane arrestoi një bos të mafias kalabreze, Ndrangeta, i cili nuk ishte lodhur të fshihej shume larg, por qëndronte në një dhomë sekrete të improvizuar në shtëpinë e tij.

Antonio Pelle i kishte shpëtuar drejtësisë përpara 5 vjetësh, kur ishte arratisur nga burgu. Ai figuronte në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendeshme italiane.

Videoja e publikuar nga policia e tregon Pelle teksa del nga pjesa e pasme e një dollapi të madh rrobash, aty ku kishte sajuar dhe strehën e tij të fshehtë.

Rreth 50 policë e kishin kontrolluar vilën dy katesh të mafiozit, por u desh një sy tepër i vëmendshëm për të zbuluar vendndodhjen e tij. Në hapësirën prapa dollapit gjendej një dyshek, një ventilator, disa shishe uji dhe një sasi parash.

54-vjeçari përballet tani me një dënim prej 20 vitesh heqje lirie për trafik armësh dhe lëndësh narkotike, ndërsa mbi të rëndon edhe akuza e pjesëmarrjes në një klan mafioz.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...