Autori i sulmit në Bruksel, është islamist dhe ish - ushtar belg

5 Tetor 2016 - 21:29      

Policia belge zbuloi identitetin e personit i cili sot me thikë plagosi dy policë në lagjen problematike të Brukselit, Skarbek, incident të cilin prokuroria federale e quajti si "sulm potencial terrorist" lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Hisham D. nga Belgjika, islamist i njohur dhe ish-ushtar profesional i Mbretërisë së Belgjikës, i cili tashmë gjendet në paraburgim.

Nga prokuroria, sot pasdite njoftuan se Hisham D. deri në vitin 2009 ka punuar në Armatën e Mbretërisë së Belgjikës, ndërsa ka qenë i njohur për organet e ndjekjes si kryerës i veprimeve kriminale, por edhe si person i lidhur me të ashtuquajturën luftëtar në ISIL-in terroristë në Siri, lajmëroi televizioni frankofon "RTBF".

Ministri i Punëve të Brendshme i Belgjikës, Jan Jambon, deklaroi se prokuroria federale bënë hetime që të verifikojë nëse autori i sulmit të sotëm ka lidhshmëri me organizatat terroriste.

Lexoni edhe: Dy policë goditen me thikë në Bruksel, mbyllet stacioni për shkak të dyshimit për bombë

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...