Jeremiq ‘tradhtohet’ edhe nga Rusia

5 Tetor 2016 - 18:56      

Nuk ka Jeremiq në krye të OKB-së. Ish-ministri i Jashtëm serb duket e ka të humbur garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, pasi edhe aleatja historike e Serbisë, Rusia ka dalë hapur në mbështetje të kundërshtarit të tij, portugezit Antonio Guterres.

Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë është deklaruar si “favorit” edhe nga ambasadori rus në OKB-së, Vitaly Churkin.

Kjo deklaratë e Rusisë e bën formal votimin e ditës së enjte në Këshillin e Sigurimit, ku nuk priten më surpriza dhe Moska nuk do të ushtrojë të drejtën e vetos për kandidaturën e tij.

Antonio Guterres, 66 vjeç, ka drejtuar agjencinë e refugjatëve në gjithë dekadën e fundit dhe në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të pasojë koreano-jugorin Ban Ki-moon.

66-vjeçari është cilësuar favorit që në nisje të garës dhe në votimin paraprak mori 13 vota inkurajuese në Këshillin e Sigurimit, dy vota abstenuese dhe asnjë bllokuese.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mbahet nga Bank Ki-moon që prej vitit 2007.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...