Dy policë goditen me thikë në Bruksel, mbyllet stacioni për shkak të dyshimit për bombë

5 Tetor 2016 - 17:14      

Dy policë janë goditur me thikë, në një nga stacionet më të ngarkuara në Bruksel, në të cilin pastaj janë evakuuar njerëzit për shkak të dyshimit për bombë, transmeton koha.net.

Policët janë sulmuar nga një person i paidentifikuar në zonën kryesore të Schaerbeek, e cila është e njohur si “vatër e xhihadistëve”.
Policia kanë qëlluar të dyshuarin në këmbë, dhe pastaj e kanë arrestuar atë.

Zyrtari i prokurorisë federale, Eric Van Der Sypt ka thënë: “Ne kemi arsye të besojmë se ky sulm ka lidhje me terrorizmin”.
Zyrtari i prokurorisë ka thënë se i dyshuari ka goditur me thikë njërin polic në stomak e tjetrin në qafë, por asnjëri në është në rrezik për jetë, transmeton koha.net.

I dyshuari pastaj ka tentuar që të ikë, por është kapur nga një patrullë policore, të cilët e goditën atë me armë zjarri në këmbë.
Ky sulm ka ndodhur vetëm pak orë pas mbylljes së stacionit më të frekuentuar të trenit në Bruksel për shkak të dyshimit për bombë.
Policia kanë kontrolluar stacionin, duke shkaktuar shumë vonesa, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...