Foto: Reuters

Bombarduesit rusë provokojnë, NATO ngre avionët nga 4 shtete anëtare

5 Tetor 2016 - 15:26      

Dy avionë bombardues rusë të tipit “Blackjack” janë kapur nga avionët luftarakë të 4 vendeve europiane, teksa fluturonin në drejtimin nga Norvegjia drejt Spanjës veriore dhe e kundërta.

Norvegjia, Britania e Madhe, Franca dhe Spanja kanë reaguar që të gjitha duke ngritur avionët luftarakë në fluturim, pasi avionët “TU-160” kishin shkelur hapësirat ajrore të këtyre vendeve. Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të ndezura mes Perëndimit dhe Rusisë.

Prej kohësh, frekuenca e bombarduesve rusë të kapur e shoqëruar nga avionë të NATO-s është rritur ndjeshëm. Media spanjolle bëri të ditur se operacioni i ndërmarrë prej tyre është zhvilluar edhe më në jug të vendit, shkruan Tch.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 22 shtator, por detajet e plota janë zbuluar vetëm së fundi, përmes një deklarate nga Ministria franceze e Mbrojtjes, në gjuhën frënge. Ai i referohet operacionit si një mision “mbikëqyrës ajror” të ndërmarrë nga të katërta vendet e përfshira.

Në deklaratë thuhet se ishte Norvegjia, e para që pikasi dy bombarduesit “Blackjack” në veri dhe menjëherë ngriti në fluturim dy avionë luftarakë “F-16”, për t’i shoqëruar ato rusë drejt veriut të Skocisë. Prej aty, ato janë shoqëruar nga avionë “Typhoon” të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar (RAF) të ngritur nga baza ajrore në “Lossiemouth”. Në këtë moment, “RAF” bëri të ditur se avionët rusë nuk kishin hyrë në hapësirën ajrore britanike. Avionë “Typhoon” u ngritën edhe nga baza “Coningsby” në Lincolnshire, si masë paraprake, por nuk u ndeshën me bombarduesit rusë.

Avionët e Moskës vijuan përgjatë perëndimit të Irlandës dhe aty u ndeshën me dy avionë francezë “Rafale”, rreth 100 km larg brigjeve të Brittany, sipas Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Dy avionë të tjerë luftarakë u ngritën më pas për t’i shoqëruar ata më në jug.

E fundit që reagoi ishte Spanja, që ngriti në fluturim dy avionë luftarakë “F-18”, për t’i pikasur bombarduesit rusë në veri të Bilbaos. Në atë moment, avionët rusë bënë një prapakthehu dhe nisën rrugën e kthimit për nga kishin ardhur. Ende nuk ka një njoftim nëse ata janë shoqëruar apo jo edhe në kthim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...