Foto: Reuters

Greqia kthen kontigjentin e parë të migrantëve drejt Turqisë

5 Tetor 2016 - 13:39      

Autoritetet greke kthyen sot nga ishulli grek Lesbos drejt Dikili-t në Turqi një kontigjent prej 55 azilkërkuesish, shumica shtetas pakistanezë dhe algjerianë, në përputhje me marrëveshjen BE-Turqi, sipas një burimi të policisë.

“Në mesin e këtij grupi janë 37 azilkërkuesit e parë të refuzuar në instancën e dytë nga autoritetet e shërbimit grek për azil”, sipas së njëjtit burim.

Përveç 20 shtetasve pakistanezë dhe 20 algjerianë, ky grup përfshin 5 shtetas marokenë, katër afganë, tre nga Bangladeshi, një nga Sri Lanka, një iranian dhe një palestinez.

Ky është kthimi i parë masiv prej grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi më 15 korrik.

Arrestimet në masë të ndërmarra më pas nga autoritetet turke përkeqësuan marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...