4 Tetor 2016 - 15:46
Pas SHBA-së, Kinës dhe Indisë ndotësit kryesorë të planetit, BE-ja ka të drejtë të publikojë ratifikimin e Marrëveshjes në OKB në ditët në vijim, në të njëjtën periudhë kur vendet evropiane e kishin finalizuar ratifikimin e kësaj marrëveshje në nivel kombëtar.
Sipas AFP, ky dispozitë pritet të përcaktojë hyrjen në fuqi një muaj pas marrëveshjes së Parisit që synon t’i përmbahet ngrohjes globale nën limitin 2 gradë Celsius në raport me nivelin para-industrial një fakt I dëshiruar nga evropianët që kanë shfaqur shqetësimin e tyre në javët e fundit për këtë vonesë.
“Ju keni tashmë një mundësi për të bërë histori duke dhënë kontribut në orientimin e botës drejt një të ardhmeje më të mirë”, u shpreh sekretari I përgjithshëm I Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon në një fjalim të mbajtur përpara eurodeputetëve të mbledhur në Strasburg, pak para votimit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...