“Materia e çuditshme” fiton Nobelin për Fizikë

4 Tetor 2016 - 12:32      

Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2016 shkoi për punën kërkimore dhe zbulimet e bëra në fushën e studimit të formave të pazakonta të materies.

Tre britanikët, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, që janë edhe pionierët në studimin e kësaj pjese të fizikës, do të ndajnë çmimin prej 1 milionë eurosh, transmeton Tch.

Në argumentimin e dhënies së çmimit, Komiteti i Nobelit thotë se këtë vit “u hapën dyert e së panjohurës”, referuar këtu punës kërkimore në fusha ende misterioze për sjelljen e materies dhe formës së saj në mjedise të ndryshme.

Studimi i formave të pazakonte të materies është cilësuar si tejet i rëndësishëm nga fizikantët, pasi kuptimi në detaj i tyre do të ndihmojë në të ardhmen në krijimin dhe prodhimin e materialeve të panjohura deri më tani.

Tre britanikët fitues të çmimit i bashkohen listës me 200 fizikantë që kanë fituar këtë çmim me punën e tyre që nga viti 1901.

Një vit më parë, Nobeli u nda mes shkencëtarit japonez, Takaaki Kajita dhe atij kanadezit Arthur McDonald për punën kërkimore në fushën e neutrinove, ndërsa në 2014, treshja japoneze Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura fituan këtë çmim për zhvillimin për herë të parë të diodave që emëtojnë drita blu. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...