4 Tetor 2016 - 12:33
Dhjetë vende, të cilat përbëjnë vetëm 2,5 për qind të ekonomisë globale kanë pranuar më shumë se gjysmën e refugjatëve në botë, ndërsa vendet e pasura këtë barrë ia kanë lënë vendeve të varfra, ka vlerësuar Amensty International, transmeton Koha.net.
Jordania rezulton vendi me më së shumti refugjatë – 2,7 milionë, Turqia me më shumë se 2,5 milionë, Pakistani 1,6 milionë dhe Libani më shumë se 1,5 milionë refugjatë. Gjashtë vendet e tjera që kanë pranuar më shumë refugjatë janë Irani, Etiopia, Kenia, Uganda, Republikane Demokratike e Kongos dhe Çadi.
Miliona njerëz po ikin nga vendet e përfshira në luftë e përndjekje – Siria, Sudani Jugor, Afganistani dhe Iraku.
AI përmend Britaninë e Madhe e cila nga viti 2011 ka pranuar vetëm 8 mijë sirianë, kurse Jordania që ka një numër banorësh dhjetë herë më të vogël se ajo dhe vetëm 1,2 për qind të BDP-së së saj u ka ofruar strehim 655 mijë refugjatëve nga Siria.
Vetëm Kanada ka pranuar 30 mijë sirianë, vendet e tjera të pasura marrin 10 për qind të refugjatëve.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...