“Faqet e zeza të UDB-së” në Maqedoni në 16 libra

4 Tetor 2016 - 10:58      

Shkup, 4 tetor – Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë ka promovuar të hënën botimin “Faqet e zeza të UDB-së”.

Drejtori i Arkivit, Filip Petrovski tha se edicioni paraqet dëshmi për një kohë në të cilën ka qenë e ndaluar secili mendim përparimtar që ka nuk korresponduar me pikëpamjet e elitave në pushtet.

“Ka gjithsej 13.000 faqe në të cilat përmes raporteve të paautorizuara të policisë sekrete është përshkruar gjithçka që ka ndodhur në Maqedoni nga vitit 1945 deri në vitin 2000. Në këtë edicion ne nuk pohojmë se dikush ka qenë bashkëpunëtor apo viktimë. Në një sistem i cili përdorur metoda johumane është e vështirë që njeriu ti rezistojë presionit në mënyrë që të shpëtojë veten. Ka edhe raste kur UDB ka dyshuar se persona të caktuar që janë pajtuar të bashkëpunojnë e kanë bërë të njëjtën në mënyrë që të japin informacione dhe drejtime të gabuara. Nuk është punë e jonë të komentojmë, këtë do ta bëjë shkenca e historisë”, tha Petrovski.

Petrovski vuri në dukje se këto faqe janë tani në dispozicion të publikut, dhe në këtë mënyrë janë të mbrojtura nga zhdukja.

Ky edicion botimesh i cili është i përbërë nga 16 libra në nëntë vëllime të titulluara “Historia e ndaluar”, nga dje është në dispozicion të publikut në të gjitha bibliotekat në vend. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...