Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi zgjatet edhe për 3 muaj

4 Tetor 2016 - 10:45      

Zv.kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë turke, Numan Kurtulmush (Numan Kurtulmuş) në deklaratën që bëri të hënën tha Qeveria ka vendosur të zgjasë me 90 ditë duke filluar nga data 19 tetor gjendjen e jashtëzakonshme.

Deklaratat për gazetarët zv.kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtulmush (Numan Kurtulmuş) i bëri në pauzën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, që u realizua të hënën në kompleksin Presidencial nën drejtimin e presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Një nga çështjet që u trajtua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme që ka hyrë në fuqi më 21.07.2016 dhe përfundon më 19 tetor dhe rinovimi i saj mesnatën (01.00 me orën e Turqisë) e 19 tetorit. Këshilli i Ministrave mori vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me 90 ditë duke respektuar rekomandimin e javës së kaluar të Këshillit Kombëtar të Sigurisë”, sqaroi Kurtullmush.

Në lidhje me ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste Fethullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gulen, Numan Kurtullmush tha se vazhdojnë kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Vazhdojnë nismat e nevojshme pranë autoriteteve amerikane, në mënyrë që këto të bëjnë atë që u takon. Kërkojmë ndalimin e këtij personi dhe mbajtjen e tij në gjendje arresti deri sa gjyqësori amerikan të marrë një vendim. Dosja që u kemi dërguar autoriteteve amerikane është një kërkesë në lidhje me këtë çështje. Shpresojmë që kërkesa jonë të plotësohet as më shpejt dhe të merren masat e duhura në këtë drejtim”, shtoi Zëdhënësi i qeverisë.

Kurtullmush bëri deklarata edhe ne lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit”.

“Mburoja e Eufratit është një operacion që kryhet me qëllim ruajtjen e integritetit të Sirisë, mbrojtjen e tokave të Turqisë nga sulmet e organizatave terroriste, kryesisht nga DAESH dhe YPG, si dhe për të penguar krijimin e korridorit terrorist. Para së gjithash kjo është një përpjekje kundër DAESH-it. Një nga objektivat tona parësore është që kjo zonë të shndërrohet në një zonë të sigurt. Operacioni do të vazhdojë me vendosmëri”, theksoi Kurtullmush. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...