
3 Tetor 2016 - 19:35
Ky operacion i shpëtimit u bë në trevjetorin e anijes së përfshirë nga flaka dhe fundosjes së saj afër ishullit Lampedusa, me ç’rast u vranë 366 migrantë. Kjo ngjarje tragjike e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për dramën e cila po ndodhte në Mesdhe, raporton AFP, transmeton REL.
Në katastrofën e para tri vitesh, në natën ndërmjet 2 dhe 3 tetorit, një anije peshkatarësh e mbushur me afro 500 vetë ishte përfshirë nga zjarri dhe ishte fundosur me të shpejtë në errësirë.
Sot në Lampedusa të Italisë është mbajtur një marsh përkujtimor, në të cilin kanë marrë pjesë afro 200 të rinjë nga e gjithë Evropa dhe të afërmit e disa prej 366 të vdekurve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...