3 Tetor 2016 - 17:12
Qendra e universitetit “Coventry” për Besimin, Paqen dhe Marrëdhëniet Sociale nominuan kancelaren 62-vjeçare, Merkel duke e përshkruar atë si një kampione të paqes, e cila është angazhuar për një botë më të bashkuar, shkruan kosovapress.
Lindur në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, kancelarja Merkel ka përdorur aftësitë diplomatike gjatë 11 viteve në detyrë për të përmirësuar rolin e Gjermanisë si një forcë e madhe në skenën politike botërore, pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.
Revista amerikane “Forbes” e ka quajtur atë si një nga gratë më të fuqishme në botë, që prej vitit 2011 si dhe ajo u emërua si “Njeriu i Vitit” nga revista “Time” në vitin 2015.
“Angela Merkel ishte zgjedhja evidente”, tha shefi i qendrës “Coventry”, Mike Hardy.
“Kërkova njohjen e saj si një kampione e paqes pas asaj çfarë ajo bëri për Gjermaninë e ndarë si dhe për angazhimin e saj të palëkundur për një botë më të bashkuar”, shtoi ai.
Merkel u propozua për çmimin edhe vitin e kaluar nga ligjvënësit gjermane për përpjekjet e saj të palodhshme në sigurimin e një armëpushimi në luftimet mes rebelëve pro-rusë dhe forcave ushtarake në Kiev, në lindje të Ukrainës si dhe për drejtimin e bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...