Nikoliq paralajmëron kontrolle më të ashpra të kufirit

3 Tetor 2016 - 15:54      

Serbia duhet të jetë e gatshme për të përforcuar sigurinë në kufijtë e saj, ka thënë sot presidenti serb, Tomislav Nikoliq.

Ai ka thënë se Serbia duhet të veprojë lidhur me forcimin e kontrolleve kufitare edhe nëse kjo gjë zemëron Bashkimin Evropian.

Këto deklarata të Nikoliq vijnë vetëm një ditë pasi në Hungari u mbajt referendum lidhur me kuotat e detyrueshme të BE-së për rivendosjen e 160 mijë refugjatëve në vendet anëtare, raporton Reuters.

Së bashku me vende të tjera në Evropën Juglindore, Serbia ka intensifikuar patrullimet kufitare përderisa qindra mijëra refugjatë janë duke ikur nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, dhe po tentojnë që të arrijë në vendet evropian përmes Ballkanit.

Hungaria ka mbyllur plotësisht kufijtë duke bërë që refugjatët të bllokohen brenda Serbisë pa pasur rrugë tjetër për të shkruar në vendet evropiane.

Nikoliq ka argumentuar se nëse Serbia nuk mund të përballojë numër më të madh të refugjatëve do të “duhet të mbyll kufijtë”, ka thënë Nikoliq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...