Mali i Zi arreston ish-shefin e kundërspiunazhit të Ushtrisë së Jugosllavisë

3 Tetor 2016 - 15:16      

Podgoricë, 3 tetor – Në pikëkalimin kufitar midis Malit të Zi e Serbisë, Dobrakovo, njoftohet se është arrestuar koloneli Radovan Aleksiq, ish-shefi i shërbimit të kundërspiunazhit të Ushtrisë së Jugosllavisë, transmeton Koha.net.

Sipas raportimit të medieve në Mal të Zi, ai dyshohet se kishte bërë përpjekje ta vrasë inspektorin policor Predrag Shukoviq, ish-shefin e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar të Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi, dy muaj më parë në Podgoricë.

Më 11 korrik ndaj Predrag Shukoviqit në qendër të Podgoricës ishin zbrazur disa plumba.

Aleksiq më 1999 ishte shef i korpusit të Ushtrisë së Jugosllavisë në Podgoricë. Më 2002 qe emëruar shef i Shërbimit Informativ Ushtarak të UJ në Podgoricë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...