Civilët në Alepo po përjetojnë “ferr të gjallë”

3 Tetor 2016 - 13:38      

Civilët në Alepo të Sirisë, pjesën e kontrolluar nga rebelët, po përjetojnë një “ferr të gjallë”, tha shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O'Brien.

Ai u bëri thirrje palëve luftuese që të lejojnë evakuimin e qindra njerëzve që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

“Jam thellësisht i alarmuar nga bombardimet e egra në Alepo”, tha O’Brien përmes një deklarate, transmeton REL.

Avionët e regjimit sirian dhe ata të ushtrisë ruse janë duke bombarduar që disa ditë zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo.

Atje jetojnë rreth 250,000 civilë.

Ushtria siriane u ka bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët.

“Udhëheqësit e ushtrisë ruse dhe siriane u garantojnë kalim të sigurt rebelëve, nëse tërhiqen nga lagjet”, thuhet në deklaratën që transmetoi agjencia siriane e lajmeve Sana.

Qeveria ka bërë një ofertë të ngjashme edhe në korrik, por rebelët e kanë injoruar atë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...