Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, fiton Nobelin për Mjekësi

3 Tetor 2016 - 12:13      

Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, 2016.

Atij i është njohur zbulimi në autofagji, përkatësisht mënyra se si trupi riciklon komponentët qelizorë.

Puna e Ohsumit është thënë se i ka hapur rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”.

Çmimi ka vlerën e 930,000 dollarëve.

Java e çmimeve Nobel ka nisur sot dhe do të vazhdojë me çmimet në fizikë, kimi, letërsi, për paqe dhe ekonomi.

Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e industrialistit suedez, Alfred Nobel.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...