Kolumbianët nuk miratojnë në referendum paqen me FRAC-un

3 Tetor 2016 - 10:50      

Bogota, 3 tetor – Kolumbianët habitën duke hedhur poshtë dje Marrëveshjen e paqes me guerilasit FARC gjatë një referendumi.

“Nuk do të dorëzohem dhe do të vazhdoj të kërkoj paqen”, deklaroi presidenti Juan Manuel Santos, duke theksuar se armëpushimi dypalësh është përfundimtar, transmeton ATSH njoftimet.

Nga ana e tij, Timochenko, shefi i FARC-ut, shprehu keqardhje që nga Havana se “pushteti shkatërrues i atyre që mbjellin urrejtje dhe mllefi ka influencuar opinionin e popullsisë kolumbiane”.

Por nga ana tjetër ai konfirmoi se guerilasit do të përdorin vetëm fjalët si armë për ndërtimin e së ardhmes.

Në përfundim të këtij referendumi për të ardhmen e vendit, 50,21 për qind ishin pro “Jo”-së, ndërsa 49,78 për qind ishin për paqen.

Rreth 34,9 milionë votues ishin thërritur që t’i përgjigjeshin pyetjes: “A dëshironi ju marrëveshjen përfundimtare të përfundimit të konfliktit dhe të krijimit të një paqe stabël dhe të qëndrueshme?”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...